Nga Zonja Katerina
Përbërësit

500 gr spinaq, 1 qepë të vogël, 1-2 thelpinj hudhër, 6 kokrra vezë, 100 gr djathë të verdhë, 3-4 lgj vaj ulliri.

Përgatitja

Në një tigan vendosim vajin e ullirit dhe kaurdisim qepën të grirë imët, më pas vendosim spinaqin dhe e lemë derisa të ulë volumin. Rrahim vezët shtojmë dhe spinaqin dhe djathin e verdhë të grirë në rende, i trazojmë mirë përbërësit dhe i vendosim në një tavë të lyer me pak gjalpë. E vendosim suflenë në furrë në temperaturën 180 gradë Celsius për 20-25 minuta.

(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb