TIRANE

Një nga artistet shqiptare më në zë të momentit është pa dyshim Tayna. Këngët e saj janë të gjitha hite dhe duket se suksesi i saj nuk do ketë të ndalur. Reperja ka dhënë lajmin se ka nënshkruar kontratë me ‘Sony Music’ me bazë në Gjermani, e cila ka në menaxhim edhe këngëtarë me famë botërore.

“Jam shumë e lumtur që kam pranuar të punoj me Sony Music. Pas diskutimeve intensive, ne kemi vendosur që së bashku mund të bëjmë hapin tjetër të madh .
Kështu që unë do të vazhdoj të zhvillohem artistikisht dhe të përqendrohem plotësisht në muzikë”, ka shkruar këngëtarja.

Kënga e re “Bass” e Doruntina Shalës (emri i vërtetë) e punuar nga Sony Music label Epic Records pritet të lançohet këtë të dielë.

  • foto galeri

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: