Recete nga znj Eneida
Përbërësit

1 karotë
Pak brokoli
Pak lulelakër
2 kërpudha
2 lugë gjelle miell misri
Mish pule fije-fije
Ujë i nxehtë
Kripë
1 e verdhë veze
2 lugë kos
Lëngun e 1/2 limoni
Vaj ulliri
Piper i zi

Në vaj ulliri do të skuqim karotën me brokolin dhe lulelakrën. Pasi të jenë zbutur do të shtojmë miellin e misrit dhe do i skuqim pak bashkë. Do të shtojmë mishin e pulës, kripën dhe ujin e nxehtë. I lëmë të ziejnë bashkë. Në një tas rrahim vezën me kosin dhe lëngun e limonit. Shtojmë pak lëng nga supa që të bëjmë lidhjen dhe më pas të gjithë masën e shtojmë te supa.
Shtojmë piper të zi dhe e servirim.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb