Nga Zonja Katerina
Përbërësit

300 gr makarona orizi, 1 litër lëng mishi, 1-2 karrota, 300 gr lakër të bardhë, 2 lgj vaj ulliri, Kripë, piper, Lëng limoni për servirje.

Përgatitja

Në lëngun e vluar të mishit shtojmë 2 lugë vaj ulliri, copëtojmë makaronat e orizit dhe i lemë të ziejnë për 6 minuta. Vendosim gjatë zierjes dhe 1-2 karrota dhe pak lakër të bardhë (mund të shtojmë perime të ndryshme sipas dëshirës). E servirim më pas supën me makarona të ngrohtë spërkatur me pak lëng limoni.

(Vila24/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: