Pasi Renaldi iku për t’u kuruar në Itali në një spital të specializuar pasi u grumbulluan 105.000 euro, stafi i emisionit “Shqiptarët për shqiptarët” u rikthye tek banesa e familjes Çaushi në fshatin Qafë Zezë të Kolonjës. Situatë tyre ekonomike është e rëndë, burimet e të ardhurave është ndihma ekonomike 56 mijë leke të vjetra, madje edhe ushqimi është i pakët. Prindërit dhe motrat e Renaldit shikojnë kalendarin derisa vjen data për të marrë ndihmën ndërsa kryefamiljari Leonardi punon në fshat kur mundet që të gjejë punë. Babai Leonardi ndihet i pafuqishëm përballë sëmundjes së djalit dhe gjithçka që ka është përqafimi i dy vajzave të tij.
https://www.youtube.com/watch?v=kPHTUxs5BAA&feature=youtu.be
Ai ndihet i pamundur nga stërmundimi pasi u siguron me forcën e krahëve të tij bukën e përditshme fëmijëve të tij. Ai ka mundur të ndërtojë një shtëpi tejet modeste, brenda banesës ka pak orendi të vjetra. Stafi i emisionit “Shqiptarët për shqiptarët” shkuan në fshatin Qafë Zezë të Kolonjës për të takuar familjen Çaushi po ata nuk e dinë se me vete stafi kishte edhe inxhinieret dhe arkitektët të cilët do të rindërtojnë banesën nga fillimi. Misioni ishte i ndryshëm nga vizita jonë e parë për tu njohur me historinë e Renaldit. Fondacioni “Firdeus” kishte menduar diçka më shumë për të gëzuar familjen Çaushi.

“Ëndrra e babait tuaj përveç shërimit të Renaldit ishte tu siguronte një banesë shumë më të mirë për ju, ne kemi ardhur që ëndrrën e babit tuaj t’ua bëjmë realitet sot. Do të bëjmë një rimobilim të shtëpisë, që ju të keni gjithë kushtet dhe të përgatisim një dhomë të bukur për Renaldin kur të kthehet”,-u tha gazetarja e emisionit Voltiza Duro motrave të Renaldit duke i gëzuar ato. Konstruktorët dhe arreduesit pyetën vajzat për dëshirat e tyre sesi ato donin që shtëpia e tyre të mobilohej teksa bënë matjet e çdo dhome dhe mbajtën shënimet e tyre.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb