Kryetarja e komisionit të Integrimit, Jorida Tabaku, ka thënë gjatë mbledhjes në komision, se Shqipëria ka rrugë përpara në luftën ndaj pastrimit të parave, që është dhe një nga pikat që vendi duhet të përmbushë për mbajtjen e Konferencën e Parë Ndërqeveritare.

Gjatë mbledhjes së Komisionit të Integrimit, kryetarja e komisionit Jorida Tabaku, u shpreh se ndryshimet në fjalë nuk prekin thelbin e problemit.

“Lufta kundër Pastrimit të Parave është një nga pikat që Shqipëria duhet të përmbushë për konferencën e parë ndërqeveritare. Mirëpo unë kam parë me kohë që një luftë e tillë është fiktive.”

Ajo u shpreh se në kohën kur ishte nënkryetare e komisionit të ekonomisë dhe financave ka kërkuar informacion për pastrimin e parave. Tabaku u shpreh se qeveria nuk ka pasur si qëllim luftën reale.

“Ne jemi opozitë, nuk jemi qeveri dhe vullnetin tonë nuk mund t’ia kalojmë qeverisë. I takon asaj të ketë vullnet për të luftuar pastrimin e parave”, tha Tabaku.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb