Tajvani hoqi kufizimet që ndalonin vizitorët në shtëpitë e të moshuarve, pasi kombi ishull nuk raportoi asnjë rast të ri me koronavirus për gjashtë ditë radhazi.

Që nga 2 prilli, vizitorëve u është ndaluar hyrja si në spitale ashtu edhe në shtëpitë e të moshuarve, me qëllim mbrojtjen e punonjësve të kujdesit shëndetësor dhe personave të cenueshëm.

Ministri i Shëndetësisë dhe Mirëqenies, Chen Shih-chung, gjithashtu kreu i Qendrës së Komandave të Epidemisë (CECC), tha se kufizimet në shtëpitë e të moshuarve janë hequr me kusht.

“Megjithatë, personat e dyshuar me koronavirus, të cilët paraqesin simptoma të buta janë ende të ndaluar të hyjnë në shtëpitë e të moshuarve”, theksoi Chen.

Vizitorët duhet të përdorin maska gjatë vizitave, të cilat do të zhvillohen në vende publike. Çdo i moshuar lejohet të takojë vetëm tre vizitorë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb