Me ftesë dhe organizim të Shoqatës Kulturore AMIC, me anëtarësi nga vende të ndryshme të botës, libri i poetes fierake Valentina Dafa “Kilometrat s`janë lamtumirë” u gjend në Piza të Italisë për tu prezantuar në aktivitetin e atjeshëm “Novembre Albanese”, që i kushtoi vëmendje librit shqip.

Promovimi i krijimtarisë poetike të Dafës, u përzgjodh nga Shoqata AMIC, në bashkëpunim me Biblioteca Ponsacco.

“U ndjeva me fat, që isha e para krijuese në aktivitetin “Novembre Albanese” kushtuar librit Shqip dhe për faktin se me këtë rast u bë e mundur hapja në Bibliotekë e këndit të librit shqip, shkruan ‘ata’.

“Veç librave të dhuruar nga emigrantët shqiptar atje, munda t`i dhuroj dhe unë këndit shqip të bibliotekës vëllimin poetik “, thotë poetja fierake Dafa.

Mbi këtë aktivitet dhe për krijimtarinë e Dafës shkruajti edhe shtypi vendas duke vlerësuar këtë bashkëpunim si dhe vlerat artistike të librit ” Kilometrat s`janë lamtumirë”.

Takohemi për një libër është kthyer në një mision tashmë edhe përtej kufijve.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb