Gazetarja afgane, Masooma Gholamy, është detyruar të braktiste vendin për shkak të ngjarjeve të fundit atje. Ajo ka deklaruar së fundmi, se talebanët nuk i konsiderojnë gratë si qenie njerëzore.

“Ishte shumë e vështirë për një grua të mbajë një punë në Afganistan edhe para talebanëve. Por pasi ata u kthyen në pushtet, gjërat u përkeqësuan shumë. Ne nuk mund të funksionojmë më”, ka deklaruar Gholamy.

Deri këtë verë, ajo po prezantonte lajmet për Tamadon TV në Kabul, por kur talebanët morën pushtetin, ajo u largua nga vendi me fëmijët e saj dhe u vendos në Athinë, Greqi.

“Talebanët nuk na shohin si qenie njerëzore. Talebanët as nuk mund të ulen në të njëjtën tryezë dhe të flasin me një grua, ata besojnë se kjo është e turpshme”, vazhdoi ajo.

Nëna e tre fëmijëve nuk jeton më me babanë e fëmijëve të saj, për shkak të tensioneve në lidhje me punën e saj në media. Talebanët sipas saj kanë një filozofi, që gratë nuk duhet të punojnë në sytë e publikut.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb