NGA ZONJA VJOLLCA*

Për brumin:

250 gr miell
150 gr kos
100 gr gjalpë ose vaj
Kripë

Për mbushjen:

1 kokërr qepë
1 patëllxhan
1 kungull
1 spec i kuq
2 kokrra domate
1 lugë gjelle vaj ulliri
Kripë
Piper i zi
Majdanoz
3 kokrra vezë
100 gr djathë kaçkavall
100 ml krem kosi

Fillimisht kaurdisim me pak vaj ulliri qepën, më pas shtojmë perimet të prera në kubikë të vegjël, i kaurdisim për rreth 5-7 minuta sa te ulet volumi i tyre, më pas shtojmë domatet të prera në kubikë (vetëm tulin), kripën, piperin dhe majdanozin dhe i lemë të gatuhen në zjarr mesatar. Ndërkohë përgatisim brumin dhe e hapim në një tepsi. Me dorë ngrejmë pak anët dhe vendosim në qendër mbushjen. Trazojmë në një tas kremin e kosit me vezët dhe djathin kaçkavall dhe e vendosim mbi mbushjen e perimeve. E dekorojmë me disa feta rrumbullake domate dhe e vendosim tartën në furrë për 30 minuta në temperaturën 200 gradë Celsius.

 

(m.k/BalkanWeb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: