NGA ZONJA VJOLLCA*

1 kg kungull
3 qepë të njoma
2 thelpinj hudhër
4 lugë gjelle vaj ulliri
400 gr fileto pule
Lëng limoni
100 gr djathë kaçkavall
200 ml ajkë
2 lugë supe mustardë
Pak sheqer
Kripë
Piper i zi
Piper i kuq
Majdanoz
Kopër

Fillimisht në një tigan me vaj ulliri kaurdisim filetot e pulës derisa ato të fillojnë të zverdhen. Shtojmë kripën, piperin dhe lëngun e limonit dhe më pas i vendosim filetot në një tavë. Në tiganin ku skuqëm pulën kaurdisim hudhrën dhe qepën të prerë në kubikë. Sapo qepa të fillojë të ndryshojë ngjyrë shtojmë kungujt të prerë në feta rrumbullake. I trazojmë lehtë duke shtuar kripë dhe piper dhe më pas i vendosim kungujt mbi filetot e pulës. E mbulojmë sipërfaqen në tavë me djathë kaçkavall. Në një tas trazojmë ajkën me mustardën, pak sheqer, kripë, piper të zi dhe piper të kuq. E shtojmë salcën e përgatitur në tavë, e pudrosim përsëri me pak djathë dhe e vendosim në furrë në temperaturën 200 gradë Celsius për 20-25 minuta. Para se ta servirim e pudrosim me pak majdanoz dhe kopër.

 

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: