TIRANE- Në një kohë kur sot duhet të gjendej konsensusi për të miratuar disa projektligje, siç është edhe ai për Magjistraturën, si një nga kushtet që duhet të plotësojë vendi për në BE, vjen një reagim i fortë nga LSI-ja.

Zëvendëskryetari i LSI-së Luan Rama në një deklaratë për mediat para Kuvendit sulmoi ashpër maxhorancën për qëndrimet e kësaj të fundit. Madje ai shkoi pas në vite, ndërsa kujtoi edhe kohën kur ishte pjesë e PS-së, duke risjellë në vëmendje një shprehje të ish-kryetarit të selisë rozë, Fatos Nano. ‘Të lëshojmë pushtet, për të bërë shtet’ ishte një nga shprehjet e Nanos, që sipas Luan Ramës sot nga PS është kthyer; ‘të shkatërrojmë shtetin, për të forcuar pushtetin’.

“Mesazhi i 22 korrikut i vitit 2016 qe me konsensus miratuam ndryshimet kushtetues, është logjika dhe rruga që duhet të ecin faktorët politikë, për të lënë mënjanë interesat. Në Partinë Socialiste, kur kam qenë anëtar i PS, ka pasur një kredo parimore të artikuluar nga kryetari Fatos Nano, i cili thoshte; Të lëshojmë pushtet, për të bërë shtet. Këta të sotmit në fakt po shkatërrojnë shtetin, për të forcuar pushtetin”, tha Luan Rama.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: