Ish-ambasadori amerikan në Prishtinë, Greg Delawie ka folur për tensionet mes Kosovës dhe Serbisë. Në një intervistë për Zërin e Amerikës në gjuhën serbe ai theksoi se konflikti mes palëve nuk është për shkak të targave, por për shkak të refuzimit të Serbisë për të pranuar pavarësinë dhe sovranitetin e Kosovës.

Më tej shton se serbët duhet të kthehen në institucionet në Kosovë, pasi sipas tij kjo është në interes të tyre.

“Zyrtarët e minoritetit serb janë të kontrolluar nga Qeveria e Serbisë, siç është edhe pjesëmarrja e tyre në institucionet e Kosovës, në mënyrë që të kundërshtohet qeveria e Kosovës. Unë besoj në aftësinë dhe motivimin e qeverive franceze dhe gjermane për të dalë me një nismë krijuese për të zgjidhur një nga pengesat më të rëndësishme që qëndrojnë në rrugën e paqes së vërtetë në Evropën Juglindore,” përfundon ish- ambasadori Greg Delawie.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb