“Jam shumë i zhgënjyer. Kualifikimi ishte i mundur, por rezultati thotë të kundërtën”, thekson Marc-Andre ter Stegen pas humbjes 1-4 me PSG-në dhe eliminimit nga Championsi.

Portieri i Barcelonës mendon ndryshe nga trajneri Xavi. Ky i fundit u shpreh se kartoni i kuq për Araujon ishte i padrejtë, ndërkohë që “gardiani” gjerman shfaqet i sinqertë në lidhje me episodin.

Araujo? Unë isha gati të dilja për të kapur topin, por nëse bën një faull të tillë atëherë është karton i kuq. Gjithçka ndryshoi prej atij momenti. Por qëndron i kuqi…

Nëse nuk do të kishim pësuar golin e parë dhe do të shkonim në avantazh në pushim, do të kishim mundësinë të luftonim në pjesën e dytë”, deklaroi 31-vjeçari.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb