TIRANË

“50 vjet marrëdhënie me jashtë” ka mbledhur në Universitetin Luarasi diplomatë, profesorë, miq e kolegë të ambasadorit Dashnor Dervishi, i cili ka promovuar sot librin kushtuar 50 viteve karrierë.

Drejtori i RTSH Thoma Gëllçi rrëfeu gjatë fjalës së rastit një pjesë të udhëtimeve të tij me ambasadorin Dervishi duke treguar punën e tij të madhe në mbështetje të shqiptarëve.

“Është kënaqësi që të them dy fjalë për librin dhe autorin e librit. Nuk do të bëj një analizë profesionale të librit do ta bëjnë ata që janë specialistë. Është një libër që nuk është i lehtë. Kujtimet vijnë si pjesë e analizës dhe personazheve. E kam lexuar disa herë këtë libër. Në Itali fillova të lexoja disa faqe të rëndësishme të këtij libri, për tranzicionin. Kjo histori e vrullshme ku përfshiheshin që nga Nënë Tereza, Andreoti që mi prezantonte profesor Dervishi. Ato kohëra ishin të pashembullta dhe ditën e sotme. Ato që dëgjoja ishin të panjohura por mjaftueshëm për t’u stampuar në kujtesën time të pashlyeshme.

Nuk mund të ketë njeriu një mundësi më të mirë se sa të vizitojë Italinë në shoqërinë e një ish-ambasadori të rëndësishëm siç është Dashnor Dervishi.
Shumë ato fotografi i kam parë në hapësirën që më krijoi autori i librit në Italinë e veriut”, tha Gëllçi.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb