Rrudhat e fytyrës mund të përmirësohen ose të eliminohen në mënyrë efikase me trajtime të ndryshme të mjeksisë estetike si psh peeling, fillers, dermoabrazion, laser, lipofilling dhe botoks. Por kur rrudhat janë të thella, eliminimi i tyre bëhet me anë të kirurgjisë estetike, me lifting.

Peeling: Peeling realizohet me anë të një solucioni kimik i cili lejon përmirësimin dhe shtrirjen e lëkurës së fytyrës duke hequr shtresën sipërfaqësore të dëmtuar nga efektet e plakjes (rrudha, humbja e elasticitetit dhe humbja e tonifikimit etj). Periudha e vjeshtës dhe e dimrit, është perfekte për të bërë peeling. Klinika Dermo Life e cila ndodhet në Tiranë, përdor solucionet më të mira në mënyrë që rezultati i arritur të jetë thjesht një lëkurë bebeje.

Fillers: Fillers janë materiale mbushëse që injektohen me age të holla në brendësi të rrudhave. Materialet mbushëse mund të jenë të përthithshme, gjysmë të përhershme ose të përhershme. Që të zhdukni vizat e bezdisshme të mimikës dhe sidomos ato rreth gojës, fillers është zgjidhja e duhur.

Dermoabrazioni: Ky është një trajtimi që lejon përmirësimin e shenjave dhe rrudhave më sipërfaqësore duke larguar shtresën më sipërfaqësore të lëkurës dhe duke i dhënë asaj një pamje më të shtrirë.

Laser: Lazeri përdoret për trajtimin e rrudhave, më efikasi është CO2 i cili përdoret më shumë për rrudhat rreth gojës dhe lazeri Herium i cili përdoret më shumë për rrudhat rreth syve. Lazeri Fraxel është një nga risitë e klinikës Dermilife. Fraxel është mënyra që përdorin sot personazhet Vip në mbarë botë, për të mbetur gjithnjë të rinj.

Botoks: Botoksi është një ilaç i cili bën paralizimin e muskujve në vendin ku injektohet duke eliminuar kështu edhe rrudhat e thella si dhe tepricat e dhjamërave. Kështu ajo shtrin lëkurën e fytyrës dhe të qafës. Botoks është një toksinë e padëmshme për trupin tonë, me masë molekulare të madhe, që do të thotë që mbetet aty ku injektohet duke bërë paralizimin e përkohshëm të muskujve në zonën ku injektohet.

Nëse bëhet një kombinim i mirë i metodave të shënuara më lart, rezultati do të jetë fantastik. Tek Dermo Life ju do gjeni këto metoda, të aplikuara nga profesionistë.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: