Deputeti i PD-së Tritan Shehu, në fjalën e tij në parlament, deklaroi se shkatërrimi i Portit të Durrësit është akt antikombëtar. Shehu theksoi se shkatërrimi i portit më të rëndësishëm në vend është sinkron me interesat kineze e ruse në rajon.

Pjesë nga fjala e deputetit demokrat Tritan Shehu:

Shkatërrimi i Portit të Durrësit, akt anti kombetar!

Sinkron me interesat Ruse e Kineze në Rajon. Akt i denjë për regjimet, që shkaterrojnë vlerat, historinë, interesat e vendit! Shqipëria kështu humb prioritetin në Adriatik. Trafiku i kalon Malit të Zi, ku interesat Ruse e Kineze janë të forta.

Akte te tilla nuk mund të ndodhin në vendet demokratike, së paku do të duhej një Referendum. Dëmton gjithashtu rëndë buxhetin tonë të varfër, duke varfëruar më tej sektorët social, shëndetësinë e varfër e anti-sociale në vendin tonë. Shqiptarët duhet t’i kundërvihen këtyre proceseve të errëta e të rrezikshme.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb