Adriatik Lapaj deklaroi se Lëvizja “Shqipëria bëhet” do të jetë pjesë e zgjedhjeve parlamentare të 2025.

I ftuar në rubrikën ‘Opinion’ në News24 Lapaj tha se Lëvizja ‘Shqipëria bëhet’ do t’u ofrojë një alternativë reale vlerash shqiptarëve.

“Kemi shkuar në çdo bashki. Kudo shkojmë, nuk i premtojmë gjë njerëzve, as tollona, apo kërcënime. Njerëzit po i duan idetë tona. Gjej shumë njerëz skeptik po ashtu. Ata thonë se; Shqipëria nuk bëhet, se bandat e kanë kapur. Ujqërit ruajnë njërit-tjetrin. Sikur secili nga ne të bëjë detyrën nuk ka fuqi që i ndal. Në 2025 hyjmë në zgjedhje. Për ça po i nxjerrim njerëzit ne, që të tallemi? Ne do të shkojmë në zgjedhje që të fitojmë, dhe t’u japim qytetarëve alternativa reale vlerash. Kjo është betejë mes vlerave dhe antivlerave. Qytetarët duhet të marrin vendim, do të vazhdojnë siç janë, apo do të ndryshojnë kurs. A janë shqiptarët mirë kështu siç janë? Spitalet, çështjet e pronës i kanë në rregull? Fëmijët i kanë këtu? Jo! Ne po bëjmë atë që mundemi, është fuqia e popullit ajo që e bën ndryshimin. I ka ardhur koha ndryshimit. Prisja që diaspora jonë në Europë të ishte më energjike, se ajo matanë Atlantikut. Por kam hasur se Shqiptarët e Amerikës kanë një lidhje të fortë dhe të pabesueshme.”, tha ai.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: