Shqipëria është në fazën kur institucionet po hartojnë dhe miratojnë paketën ligjore mbi turizmin detar dhe ky është momentin për ta vendosur vëmendjen mbi mbrojtjen që duhet të sigurojmë nga ndotja që vjen prej zhvillimit të aktiviteteve detare. Në kuadër të Projektit Gef Adriatik AKZM organizoi aktivitetin me temë: Turizmi i detit mundësi që duhet shfrytëzuar.

Në takim morën pjesë Drejtori o AKZM, Zamir Dedej, Kreu i Bashkisë Vlorë, Dritan Leli, përfaqësues të biznesit të Vlorës, shoqatës së zhytësve, lundruesëve, operatorë turistik, koperacione italien, PNUD dhe të tjerë organizma që veprojnë në Shqipëri.

Puna nis nga ndërgjegjësimi i komunitetit dhe veçanërisht brezi i ri. Era që fryn nga deti është sllogani i aktivitetit, që u organizua në Vlorë.

“Deti Adriatik është trashëgimia jonë e përbashkët, që do t’i mbetet brezit të ardhshëm, për këtë arsye duhet të punojnë të gjithë së bashku për ta mbrojtur atë. Burimet dhe ekosistemet detare të rajonit janë në rrezik, e po përballen më kërcënime të shumta ekologjike dhe presione të vazhdueshme nga të gjithë sektorët e ekonomisë së detit. “Ne Konsolidojmë së bashku për të patur atë që duam produktin, konsolidimin e produktit turistik, kërkesës dhe ofertës turistike të qytetit. Unë, Jam I privilegjuar në këtë takim të sotëm që dëgjoj me kënaqësi nga Zoti Salvadore mbështetjen nga Koperacioni Italian, që nëpërmjet projektit Jaca ne të kemi Muzeun e Detit, aty ku është shkolla që ne përzgjodhëm me këtë projekt dhe me Biznes Albania për të pasur përgjatë Lungomares shkollën e turizmit që besoj dhe jemi duke punuar fort me mbështetjen e Minsitrisë së Financave për të patur finacimin e nevojshëm në mënyrë që kjo shkollë të filloj nga tetori I këtij viti dhe të jetë në funksion. Unë dua të falenderoj gjithë operatorët local që janë këtu, gjithë përfaqësuesit e biznesit që janë present në këtë takim të sotëm që ju shpreh mirnjohjen time personale për punën e madhe që kanë bërë gjatë këtij sezoni turistik, që pavarësisht kushteve dhe sitatës në të cilën është ndodhur ka qenë një sezon turistik I sukseshëm, të paktën deri në informacionet që unë kam deri në momentin që flasim ka patur një rritje të konsiderueshme të vlerave dhe prenotimeve për muajin gusht. Takimi I sotëm do të doja që mesazhi që do të doja të shpërndaja nga ky takim është që në Vlorë ka akoma turizëm, njësitë hoteliere janë akoma mikpritëse me të gjitha stafet në punë dhe në kapacitet të plotë dhe për të ofruar infrastrukturën e nevojshme, mikpritjen e pretenduar dhe për t’ju dhënë në momentin që largohen ato mbresat dhe kujtimet e veccanta që Vlora di t’I lërë dhe mbeten në kujtesën e njerëzve”, tha Kryetari I Bashkisë së Vlorës, Dritan Leli.

Bashkëpunimi mes institucioneve që mbikqyrin detin, bizneseve detare, eksperteve dhe komunitetit është thelbësore në grumbullimn e të dhënave kyç për planifikimin hapësinor detar. Të dhënat ndihmojnë në menaxhimin dhe ruajtjen sa më të mirë të burimeve detare, duke ruajtjur njëkohësisht aktivitetet ekonomike të qëndrueshme sot dhe në të ardhmen.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: