Komisioneri për Mbrojtjen nga Diskriminimi e ka konsideruar të padrejtë pushimin nga puna të mjekut të QSUT, Ilir Allkja. Ky i fundit u largua gjatë muajve të pandemisë, ndërsa ishte pjesë e Urgjencës së QSUT.

Allkja në jo pak raste kishte denoncuar me fakte dhe prova atë që po ndodhte me pacientët, veçanërisht ato që kishin nevoja për hospitalizim, të cilët prisnin në ambulanca me orë të tëra, pavarësisht gjendjes së rvnduar shëndetësore.

Ndërkohë, Komisioneri për Mbrojtjen nga Diskriminimi shprehet se argumentat e dhënë nga QSUNT për zgjidhjen e menjëhershme të marrëdhënieve të punës me ankuesin (mjekun Allkja) nuk qëndrojnë, dhe se, referimi tek baza ligjore e cituar në vendimin për largimin e tij nga puna, është i gabuar dhe i keqzbatuar .

“Komisioneri për Mbrojtjen nga Diskrimini është shprehur se ndaj meje janë përmbushur të treja kushtet e diskriminimit: Trajtim i padrejtë, Trajtim i pabarabartë e i pafavorshëm, si dhe mungesë justifikimi të arsyeshëm dhe objektiv”, shkruan Allkja në rrjetet sociale.

Kujtojmë se në emisionin “Kjo Javë”, në News24, mjeku Allkja bëri denoncime të forta, lidhur me trajtimin e pacientëve dhe kushtet jo të përshtatshme, si qëndrimi në ambulancë për orë të tëra. Ai u thirr nga spitali për këtë arsye dhe një javë më pas, ku ju komuniku me një letër shkarkimi nga puna për shkelje të etikës.

Postimi i mjekut Ilir Allkja:

FITORJA E PARË

Dje mora dijeni për vendimin e Komisionerit për Mbrojtjen nga Diskrimini në lidhje me padinë time në këtë institucion ndaj Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, ku pretendoja pushim të padrejtë nga puna, diskriminim për lirinë e fjalës, trajtim të padrejtë, të parabartë krahasuar me mjekë të tjerë të QSUNT të cilët janë aktivizuar politikisht në mbrojtje të qeverisë

-Argumentat e dhënë nga QSUNT për zgjidhjen e menjëhershme të marrëdhënieve të punës me ankuesin (mjekun Allkja) nuk qëndrojnë, dhe se, referimi tek baza ligjore e cituar në vendimin për largimin e tij nga puna, është i gabuar dhe i keqzbatuar .

Komisioneri për Mbrojtjen nga Diskrimini është shprehur se ndaj meje janë përmbushur të treja kushtet e diskriminimit:

– Trajtim i padrejtë
-Trajtim i pabarabartë e i pafavorshëm.
-Mungesë justifikimi të arsyeshëm dhe objektiv.

Unë e kam shprehur edhe herë të tjera në media, se jam pushuar nga puna vetëm se kam kam kërkuar të shpëtoheshin më shumë jetë shqiptarësh dhe se kam kritikuar qeverinë në menaxhimin e pandemisë së COVID-19.

Falënderoj Komisionerin e Mbrojtjes nga Diskrimini për trajtimin objektiv të ankesës time si dhe avokatët e mirënjohur Ledio Braho dhe Indrit Sefa për përkushtimin qytetar dhe profesional!

Beteja vazhdon!

  • foto galeri

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb