Federata Shqiptare e Futbollit është dënuar për sjelljen e tifozëve shqiptarë në ndeshjen e parë të Kombëtares ndaj Zvicrës. “Qeveria” e futbollit europian ka gjobitur FSHF-në me 20 mijë euro për hedhjen e fishekzjarrëve në fushë.

Në këtë foto shihen edhe fishekzjarrët e hedhura nga pjesa e tifozërisë shqiptare në ndeshjen Shqipëri-Zvicër (0-1).

Edhe pse sjellja e tifozëve shqiptar në këtë ndeshje u vlerësuar nga shumë media ndërkombëtare për mbështetjen e zjarrtë që treguan ndaj Kombëtares, hedhja e fishekzjarrëve në fushë nuk i ka shpëtuar syrit të UEFA-s.

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: