Fakulteti i Drejtësisë në Universitetin Luarasi, ka rrëmbyer vendin e pare ne konkursin për gjyqin e simuluar mes 16 fakulteteve te Drejtësisë nga Shqipëria, Kosova e Maqedonia e Veriut.

Kompeticioni “University Law Competition 2022” u organizua nga Halimi Foundation Institute. Çmimi i madh, së bashku me vlerën monetare prej 1500 eurosh iu dha skuadrës së Fakultetit të Drejtësisë se Universitetit Luarasi, nga Ambasadorja e Këshillit Europian në Shqipëri, Jutta Hutzkoë e cila përgëzoi fituesit dhe i motivoi ato për rrugën që do të ndiqnin në të ardhmen.

Studentët e Universitetit Luarasi triumfuan në kompeticion me mentorimin e zëvendës dekanit te Fakultetit të Drejtësisë profesor Admir Belishta. Studentet treguan emocionet e garës dhe arsyet se çfarë i diferencoi nga universitetet e tjera në garë.

Zv.dekani i Fakultetit të Drejtësisë, u shpreh se Universiteti Luarasi është shpallur fituese në dy kompeticionet ku ka marrë pjesë dhe se seancat gjyqësore stimuluese që ata aplikojnë ishte një vlerë e shtuar për studentët e tyre dhe rezultatin e lartë që ata arritën.

Zv.dekani Belishta tha se aplikimet janë të hapura dhe ftesa e tij ishte për të gjithë maturantët. Veç një stafi të kualifikuar Belishta theksoi se Universiteti Luarasi kujdeset që të adaptojë studentët e saj në tregun e punës, duke shtuar se ata ndodhen në shumë sektorë shoqëror.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb