Trajneri Luis Van Gaal ka thënë fjalën e tij pas largimit nga Përfaqësuesja e Holandës.

“Nuk do të vazhdoj si trajner i përfaqësueses holandeze, kjo ishte ndeshja ime e fundit e mandatit tim të tretë. Jam shumë krenar. Kam grumbulluar shumë lojtarë të rinj, u kam mundësuar atyre të fitojnë përvojë.Kemi formuar një grup të mirë. Kur kthej kokën pas arrij të shoh diçka shumë pozitive.

Nuk ndihem i mposhtur. Sidoqoftë, unë po largohem, por po lë pas një grup të shkëlqyer, një ekip shumë të lidhur dhe shumë teknik. Drejtova Holandën për 20 ndeshje dhe nuk pësuam asnjë humbje. Sigurisht që një motiv ekziston pse nuk jemi mundur. Mos të harrojmë që jemi përballur me Kombëtaret më të mira” – Tha ai.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: