Drejtuesi politik i PS në Tiranë, Erion Veliaj, jep lajmin se Partia Socialiste ka fituar edhe zonën e Dajtit, në kryeqytet.

Në një deklaratë nga selia rozë, Veliaj tha se PS ka fituar në Dajt me 52%.

“Shumë faleminderit të gjithëve, komisionerëve, vëzhguesve, monitoruesve, atyre që shërbyen gjithë fundjavës. Ju them me kënaqësi që ne e kemi zbritur malin më të bukur të Tiranës, Dajtin, me një super-fitore, 52%. Kjo fitore na bën të ndihemi shumë krenarë.

Më vjen mirë që të gjithë janë zgjuar dhe kanë filluar të numërojnë. Edhe Luli tha që ka fituar, dhe për sa kohë, ne biem të gjithë dakord që kemi fituar të gjithë, më duket e arsyeshme që ata që kanë dhimbje barku, të shërohen. Ne duam t’i rikthehemi sa më shpejt punës. E sigurt nga puna jonë në Dajt është se iu kemi shërbyer të gjithëve me përulësi. Mezi presim që të vazhdojmë t’iu shërbejmë njerëzve”, tha Veliaj.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb