Palestina ka ripërsëritur kërkesën për të qenë pjesë e Këshillit të Sigurimit në OKB.

Oferta e saj e parë u la “në pritje” në vitin 2011, pas vetos së SHBA.

“Gjithçka që kërkojmë është të zëmë vendin tonë të merituar mes komunitetit të kombeve. Të trajtohemi si të barabartë me kombet dhe shtetet e tjera,” i tha këshillit të hënën ambasadori i Palestinës në OKB, Riyad Mansour.

Anëtarët e Këshillit ranë dakord të rishqyrtojnë kërkesën e shtetit të Palestinës, duke e vendosur atë një hap më afër anëtarësimit të plotë në OKB.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: