Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në rrugën “Zahir Pajaziti” në Prizren, ku një këmbësor është goditur nga një automjet.

Sipas asaj që shkruajnë mediat kosovare, këmbësori ka marrë lëndime të rënda dhe është transportuar me urgjencë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK).

Ndërkohë, Policia e Kosovës ka bërë të ditur se drejtuesi i automjetit është dërguar në paraburgim për 2 ditë, 48 orë.

“Si pasojë e këtij aksidenti lëndime te rëndë ka marrë këmbësori ku sipas mjekut kujdestar i lënduari dërgohet në QKUK-Prishtinë. Lidhur me rastin është njoftuar Prokurori Kujdestar i cili urdhëron që ngasësi i automjetit të mbahet në ndalim për 48 orë”, thuhet në njoftimin e policisë së Kosovës.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb