Një aksident është regjistruar sot në Vlorë, ku një person ka mbetur i plagosur. Ngjarja ndodhi pranë Lungomares, rreth orës 14:55, në lagjen “Uji i Ftohtë”.

Burime zyrtare nga policia bënë me dije se mjeti tip “Opel” me drejtues shtetasin me inicialet Y. L. është përplasur me një mjet motor me drejtues shtetasin A. M.

 

Si pasojë e aksidentit është dëmtuar shtetasi A. M., i cili është transportuar në spitalin e Vlorës, për ndihmë mjekësore. Shtetasi Y. L. është shoqëruar në ambientet e Policisë, për kryerjen e veprimeve të mëtejshme hetimore dhe procedurale. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: