“Prestige resort” është tashmë stacioni i dashur i pushimeve për këdo që dëshiron ta shijojë në maksimum një nga vendet më të dashura në Shqipëri.

Me një vendndodhje fantastike, në Golem, tek Mali i Robit, “Prestige resort” gjendet fare thjeshtë nga të gjithë. I kthyer në mbretërinë e argëtimit buzë detit, çdo çast aty të mbetet në kujtesë. Moderatorja e “Vila24” Brunilda Lahe gjatë një vizite në resort takohet me Buse Nur Yalin, e cila është Drejtore e SPA, Aqua Park, ku mëson se aty ka hapësira të mëdha e mund të argëtohesh pa shqetësuar e pa u shqetësuar nga njeri. Në dispozicion të pushuesve janë 3 pishina familjare, 1 pishinë vip me ujë të kripur dhe 3 pishina të tjera në Aqua park, e jo rrallë herë do ndiheni sikur notoni në pishinën tuaj private.

Buse Nur Yalin thotë se Aqua park është hapur që në fillim te qershorit, është më i madhi në rajon dhe vijnë çdo ditë të paktën 600 persona. Aty janë vendosur 12 rrëshkitëse të dedikuara për argëtim, ka 7 lloje të ndryshme të rrëshkitëseve për të rritur dhe tek pjesa e pishinave për të vegjëlit janë 5 lloje të tjera, shumë ftuese dhe të sigurta.

Duke iu përgjigjur interesit të moderatores, Buse Nur Yalin thotë se Aqua park hapet në orën 9:00 të mëngjesit deri në orën 18:00 pasdite. Ofrohen snake dhe pije për të gjithë pushuesit që të mund ta shijojnë në maksimum qëndrimin në resort. Ka një larmi të ushqimeve të shpejta të shijshme që ofrohen si qofte, mish pule, suxhuk, patate të skuqura e shumë të tjera. Gjithashtu edhe pije për t’u freskuar.
Vëmendja maksimale është për fëmijët. Çdo fundjavë ka animatorë me personazhet më të dashura për fëmijët. Ata kujdesen dhe argëtojnë të vegjëlit, ndërsa të rriturit mund të relaksohen e të pinë diçka tek bari.

Mbrëmja vjen ndryshe, nga ora 20:00-23:00 apo 24:00 luhet muzikë live. Pushuesit shijojnë tingujt e muzikës teksa darkojnë apo pinë një koktejl. “Në “Prestige resort” vijnë pushues vendas, kosovarë dhe të huaj, si: polakë, lituanezë e nga shumë vende të tjera të botës. Kështu aty luhet muzikë nga kultura të ndryshme, shpesh muzikë shqiptare, herë-herë energjike, madje edhe jazz.”-thotë Buse Nur Yalin.
Sa i përket paketa turistike, ajo sqaron se janë:
Paketa-(bad and breakfast)-akomodim dhe mëngjes
Paketa-(Half board)-akomodim, mëngjes dhe darkë
Paketa-(Full board) –Akomodim, mëngjes, drekë dhe darkë
Paketa -(All inclusive)-përfshin gjithçka që resorti ofron.

Nga mëngjesi deri në agim gjen mënyra të pafundme për të pushuar e gëzuar në çdo kohë. Pasditja në rooftop është e mirëorganizuar. Nga ora 19:00-23;00 shërbehet sushi e pije elegante, ndërsa pas orës 23:00 kthehet në diskobar.

Në rooftop organizohen festat më të bukura. Çdo mbrëmje ka një atmosferë të mrekullueshme. Të gjithë pushuesit argëtohen me muzikën, pijet dhe panoramën e pakrahasueshme. Disa prej tyre festojnë deri në lindjen e diellit.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb