Recete nga znj Katerina
Përbërësit

3 filxhanë çaji miell
80 gr gjalpë bimor ose shtazor
150 gr krem djathi ose ¾ gotë dhallë
50 gr djathë kaçkavall të fortë
2 lugë çaji sheqer
1 lugë supe pluhur pjekës
¾ lugë çaji sodë buke
¾ lugë çaji kripë
1-2 qepë të njoma të grira hollë
Nenexhik ose rozmarinë

Përziejmë miellin me sodën e bukës, pluhurin pjekës dhe kripën. Më pas e kalojmë miellin në sitë dhe shtojmë gjalpin duke e punuar derisa mielli të thërrmohet. Shtojmë më pas qepën e njomë të grirë shumë imët, erëzat dhe kremin e djathit ose dhallën. E përziejmë mirë brumin derisa të bëhet i butë dhe të mos ngjisë në duar (nëse është e nevojshme shtojmë pak ujë ose qumësht).

E ndajmë brumin në 6 pjesë të barabarta, i rrumbullakosim dhe i vendosim në një tavë që nuk ngjit dhe i lemë të pushojnë mbuluar me një pecetë për rreth 10-15 minuta. Ndërkohë furrën e kemi të parangrohur dhe vendosim bukët të piqen ne temperaturën 180 gradë për 18-20 minuta.

(Vila24/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb