GJERMANI- Një kameraman ka shpëtuar për pak nga përplasja prej një superautomjeti në një garë të zhvilluar në korrik në Gjermani.

Shoferi i një Lamborghini Aventador SV ishte i përqëndruar në sinjalin për të nisur garën, dhe deri në fund nuk pa se një kameraman po kalonte rrugën para tij.

Fatmirësisht, kameramani kaloi rrugën me shpejtësi dhe shpëtoi, teksa Lambo vazhdoi garën.

Një model si Lambo Aventador SV ka motor 6.5-litërsh me 750 kuajfuqi dhe që përshpejtimin prej 0 në 100 kilometra për orë e arrin për 2.8 sekonda. Top shpejtësia e tij është 350km/orë.

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: