Ernest Muçi protagonist. Sulmuesi shqiptar ka gjetur golin me Besiktas, në ndeshjen e kampionatit turk ndaj Antalyaspor. Sulmuesi shqiptar, në 6 ndeshje të luajtura, ia ka dalë të shënojë 2 gola. Muçi u transferua në merkaton e janarit nga skuadra e Legias së Varshavës, duke u përshtatur menjëherë në skemat e trajnerit Fernando Santos.

Me interes të madh pritet të shihen paraqitjet e tij në vijim, me teknikun Santos që ka mjaft besim te aftësitë e 22-vjeçarit. Kujtojmë se te Besiktas luan edhe Milot Rashica.

(VIDEO)

(J.S/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: