Emisioni “Me zemër të hapur” i gazetares Evis Ahmeti, në News24, ka rënë në gjurmët e 31-vjeçares Marjeta Zylali, nga Librazhdi, e cila rezulton e zhdukur prej dy javësh.

Në një lidhje telefonike në studio, shoku i Marjetës, Bledi nga Pogradeci, publikoi SMS-të e fundit me 31-vjeçaren, e cila nuk di të shkruajë dhe lexojë, por vetëm i shkruan që “Jam në Tiranë”, ndërsa e shoqëron mesazhin e saj me ikona duke qarë dhe lutje, çka ngre dyshime që e reja mund të mbahet peng, raporton “BalkanWeb”.

  • foto galeri

Në studion e emisionit ishte dhe nëna e 31-vjeçares, e cila hodhi akuza ndaj shoqes së Marjetës, Valentinës, dhe një djali nga Elbasani, Gentian Koçi, se po e shfrytëzojnë për interesat e tyre.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb