Pas largimit të forcave amerikane, aeroporti i Kabulit i është rikthyer normalitetit.

Një aeroplan i kompanisë, “Qatar Airlines” ka ateruar sot në aeroport. Sipas raportimeve, njerëz nga Katari e Turqia do të sigurojnë funksionimin e aeroportit, për shkëmbimin e mallrave dhe njerëzve.

Kujtojmë që dje u largua dhe aeroplani i fundit me trupat amerikane nga Afganistani. Ndërsa në pamjet e bëra publike sot, shiheshin qytetarë të shumtë që zgjidhnin për t’u larguar në këmbë nga vendi, përmes shkretëtirës.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb