Milan përqafon Zlatan Ibrahimovic. Sulmuesi suedez zbarkoi në Malpensa mbrëmjen e së hënës duke i dhënë fund aludimeve për një mos rikthim të tij në Itali. Ibra jo vetëm që u rikthye por si një profesionist i jashtëzakonshëm ka vendosur që karantinën e detyruar prej 14 ditësh ta kaloj në Milanelo, në qendrën stërvitore të klubit kuqezi. Në këtë mënyrë Ibra mund të stërvitet rregullisht, sigurisht në mënyrë individuale, përpara se të bashkohet me grupin pas datës 18 maj.

Ibra kërkon të jetë gati në çdo moment kur do të rifilloj sezoni, kërkon të ruaj formën e mirë pasi edhe në Suedi, ku qëndroj këtë periudhë, është stërvitur rregullisht me ekipin e Hammarby, skuadër ku është dhe pronar. Ibra u prit nga mjeku i ekipit ndërsa në ditët në vijim do ti nënshtrohet të gjithë vizitave të duhura mjekësore.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb