“Këndi i gatimit” nga znj.Katerina
Përbërësit

5-6 racione mish qingji
1 qepë të thatë
1 kg qepë të njoma
1 karrotë
2-3 domatina
1 gotë verë
3-4 lgj vaj ulliri
2 tufa koper
Kripë, piper

Përgatitja

Në një tigan të thellë kauridisim mishin të ndarë në racione. Sapo mishi të ndryshojë ngjyrë e largojmë nga tigani dhe në po atë yndyrë kaurdisim fillimisht qepën e thatë dhe më pas qepët e njoma (pa pjesën e fundit të bishtave) të spërkatura me pak kripë dhe karrotën të prerë në kubikë. Sapo qepët të ulin vëllimin shtojmë racionet e mishit dhe vazhdojmë kaurdisjen për 2-3 minuta.

E shuajmë më pas mishin me një gotë verë të bardhë dhe sapo të avullojë alkooli shtojmë bishtat e koprës, ulim temperaturën e sobës, vendosim kapakun dhe e lemë gatimin të ziejë në temperaturë të ulët për rreth 1 orë e 30 minuta.

Në 20 minutëshin e fundit shtojmë gjethet e koprës, bishtat e qepëve të njoma dhe domatinat.

(Vila24/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: