TIRANE

Opozita po zhvillon sot protestën e saj të 8-të para Kuvendit. Në protestë përveç kreut të PD-së, Lulzim Basha, i cili ndodhet në një vizitë zyrtare në Gjermani, mungon edhe ish-kryeministri Sali Berisha, i cili ndan edhe një reagim në Facebook.

Ish kryeminstri kujton sot me nostalgji Samitin e Bukureshtit të Aleancës Atlantike të Veriut, ku vendi ynë mori ftesën për të qenë anëtare e plotë e NATO-s.

Postimi i Berishës

Sot nje dite historike per Shqiperine!

11 vjet me pare Shqiperia mori ftesen per anetaresim ne Aleancen e Atlantikut te Veriut.

Te dashur miq, si sot 11 vite me pare Shqiperia mori ne Samitin e Bukureshtit te Aleances se Atlantikut te Veriut ftesen per anetare te plote te NATOs. Kjo arritje e madhe historike ishte rezultat i reformave te medha, te suksesshme dhe gjithanshme ne rafshin politik, ushtarak, ekonomik te Shqiperise, zbatimit me seriozitet te Planit te Veprimit te Anetaresimit dhe luftes me sukses kunder korrupsionit, krimit te organizuar si dhe mbeshtejes tejet te çmuar te SHBA dhe vendeve te tjera anetare te NATOs.

Me kete rast shpreh mirenjohjen me te thelle ndaj te gjithe atyre qe me perpjekjet dhe mbeshtetjen e tyre bene te mundur ftesen e Aleances se Atlantikut te Veriut per anetaresimin e Shqiperise ne NATO.

Ketu me poshte ne video keni fjalen time te mbajtur me kete me dt 3 prill 2008 ne Samitin e Bukureshtit. sb

(BalkanWeb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb