LUSHNJE

Qyteti i Lushnjës u trondit mëngjesin e kësaj të marte. Pas një sherri në ambientet e bashkisë, kryebashkiaku Fatos Tushe u plagos në zyrë nga ish-shoferi i tij.

Burime parparake konfirmojnë faktin se Tushe ka marrë plagë në këmbë dhe në shpatull, ndërsa sekretarja e tij është plagosur më rëndë. Gazetarja e “BalkanWeb”, Klodiana Lala ka zbërthyer  të gjithë dinamikën e sherrit mes ish-shoferit dhe kryebashkiakut, ndërsa thekson se  mes tyre ka pasur konflikte në të  kaluarën.

Kryebashkiaku i Lushnjës, Fatos Tushe, u transportua menjëherë drejt Spitalit të Traumës në Tiranë, ndërsa “BalkanWeb” ka siguruar momentin kur ai mbërrin në ambientet e këtij spitali.  Grupi hetimor ka nisur punën për dokumentimin e ngjarjes së rëndë, ndërkohë po verifikohet lidhja e tyre dhe zërat që thonë se kryebashkiaku i kishte disa borxhe ish-shoferit të tij.

Dinamika e ngjarjes dhe marrëdhënia konfliktuale mes Tushes dhe ish-shoferit:

Kryetari i Bashkisë ka mbërritur  fillimisht në punë ku do takohej me stafin dhe gazetarët. Ka parkuar makinën dhe aty ishte ish shoferi Saraçi. Kanë debatuar dhe janë ngjitur për në zyrë. Tushe i ka kërkuar të sqarohen lart në zyrë. Debati mes tyre ka vijuar me tone të  dhe ai ka nxjerrë granatën dhe e ka hedhur. Sekretarja e tij është plagosur më rendë. Bashkia ka kamera dhe policia i ka sekuestruar ato. Mes Tushës dhe Saraçit ka patur konflikte të vazhdueshme që kane çuar pastaj në largimin e tij si shofer. Ka dyshime që Tushe i kishte edhe një borxh Saracit. Ky i fundit ka dyshime të ishte përfshirë në veprimtari kriminale. Po hetohet e kaluara.

Mjeku kirirug i spitalit të Lushnjes, Sami Osmani sqaroi në një prononcim për mediat se kryebashkiaku i Lushnjes dhe sekretarja e tij, ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

“Nga plagët hoqëm një copë metali kryetarit dhe një sekretares. Vajza e kishte plagën në 2-3 cm në thellësi në faqen e djathtë poshtë këndit të syrit, ndërsa kryetari e kishte rreth toraksit. Ndërsa sekretarja kishte dëmtuar edhe një gisht. gjendja ishte jashtë rrezikut për jetën.” tha mjeku.

(n.m/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: