“BalkanWeb” sjell pamje nga vendi ku u ekzekutua pasditen e sotme 34-vjeçari Eri Zefi, në fshatin Zall Xhuxhë të Fanit, në Mirditë.

Siç e shihni dhe në video, trupi i pajetë i të riut është hedhur në një kanal, prej ku ka mbetur një pellg me gjak dhe këpucët e viktimës. 3

34-vjeçari u pikas nga banorët e zonës me trupin plot plumba dhe të mbuluar në gjak, të cilët njoftuan menjëherë policinë. Me të mbërritur në vendngjarje, uniformat blu kanë rrethuar zonën dhe vijojnë kërkimet për kapjen e autorëve të këtij krimi të rëndë.

(d.ç./BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb