Ky sezon në Superligën e Zvicrës për Sion nuk ka të ngjarë me atë të kaluarin kur në drejtimin e ekipit ishte Paolo Tramexani, ish-ndihmësi i De Biazi-t në kombëtaren shqiptare.

Ekipi ku aktivizohen edhe tre futbollistë shqiptarë, kapiteni Pajtim Kasami, mesfushori Burim Kukeli dhe anësori Emir Lenjani, rrezikon të rrëzohet nga kategoria pasi në 19-t javë kampionat ka grumbulluar vetëm 17-t pikë.

Për këtë arsye pushimet e dimrit janë shkurtuar dhe klubi ka marrë vendimin të nisë më shpejt minifazën përgatitore të dimrit. Këtë herë nuk është fusha e blertë vendi ku lojtarët do të nxisin aftësitë e tyre më të mira, por kampi ushtarak.
Teamfoto2
Drejtuesit e klubit kanë marrë vendimin ta dërgojnë ekipin në një kam ushtarak në Francë për të përmirësuar frymën e grupit dhe për të lidhur sa më shumë lojtarët me njëri-tjetrin.
Abmarsch
Sion nuk po stërvitet nga trajneri i tyre, por në krye të skuadrës është Christophe Hernandez, ish-anëtar i forcave speciale të ushtrisë franceze.
Liegestuetzen
“Nëse njëri prej jush vjen vetëm një minutë me vonesë, ose nuk ekzekuton një urdhër të saktë, kjo do të thotë tridhjetë shtytje për të gjithë.”-Ky është vetëm një nga rregullat e rrepta të Hernandez i cili ka marrë në dorë situatën. Kapiteni Pajtim Kasami shprehet se nuk e dëshiron aspak një regjim të tillë, por ama kur skuadra ndodhet në këto pozita dëshirat e futbollistëve do të lihen mënjanë.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb