Pajtim Kasami largohet nga Greqia pas vetëm një sezoni te Olympiakos Piraeus dhe futbollisti i njohur ka firmosur me Sampdoria në Serie B. Italianët kanë nënshkruar me mesfushorin me origjinë shqiptare një kontratë që vlen për një sezon. Kujtojmë që lojtari në fjalë rikthehet kështu në Itali, pasi ka luajtur për Palermon 12 vite më parë.

31-vjeçari u ka thënë lamtumirën tifozëve të Olympiakosit me fjalë të ngrohta në llogarinë e tij në Instagram. “E dashur familje Olympiakos, nuk është kurrë e lehtë të thuash lamtumirë. Ju keni një vend të veçantë në zemrën time. Ne bëmë histori së bashku dhe këto kujtime do të zgjasin përgjithmonë. Faleminderit për gjithçka. Ju uroj të gjithëve shumë suksese këtë sezon dhe më tej” – Shkruan Kasami në rrjetet sociale.

Në Genoa, mesfushori nga Struga do të punojë me Andrea Pirlon, i cili është trajner i skuadrës së Samp-it. Më parë, Kasami ka kontribuar për Basel, Sion, apo Fulham. Sa i takon Përfaqësueseve, Kasami ka kontribuar për Zvicrën.

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb