Recetë nga znj Katerina
Përbërësit

1 pulë
200 gr mish të grirë
100 gr mëlçi pule
1 kokërr qepë
1 filxhan oriz
5-6 gështenja
½ gotë verë ose konjak
1 gotë lëng pule
Vaj ulliri, gjalpë
Kripë, piper

Përgatitja

Në një tenxhere hedhim vajin e ullirit dhe kaurdisim mishin e grirë së bashku me mëlçitë e pulës. Rregullojmë shijen me kripë dhe piper dhe sapo mishi i grirë të ketë ndryshuar ngjyrë shtojmë qepën e grirë hollë dhe gështenjat gjysmë të ziera. Vazhdojmë kaurdisjen për disa minuta dhe më pas e shuajmë me pak konjak ose verë dhe sapo të avullojë alkooli shtojmë 1 filxhan lëng pule. E lemë mbushjen e pulës të ziejë për rreth 10 minuta.

Pulën e larë dhe të pastruar e spërkasim me kripë dhe piper dhe e mbushim me masën e përgatitur. E fiksojmë me shkopinj kuzhine, e lyejmë mirë pulën me gjalpë dhe e vendosim në një tavë të ngushtë në mënyrë që pula e mbushur të qendrojë sa më e mbledhur. Në fund e spërkasim pulën dhe njëherë me kripë dhe piper dhe me pak lëng mandarine dhe e vendosim në furrë të parangrohur në temperaturën 200 gradë për 1 orë e 20 minuta.

(Vila24/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb