Deputeti Saimir Korreshi ka denoncuar përmes një videomesazhi gjendjen e rënduar të rrugës së Darsisë në njësinë administrative Ballagat, bashkia Lushnjë.

Sipas Korreshit, aksi që lidh mbi 10 fshatra është i amortizuar dhe i vetmi akses për banorët drejt njëri-tjetrit dhe qytetit. Korreshi akuzon institucionet vendore dhe qendrore për neglizhencë ndër vite, duke theksuar se zona përdoret vetëm për imazhe piktoreske, ndërsa realiteti është problematik.

Ai kërkoi ndërhyrje urgjente për rikonstruksionin e rrugës, duke e cilësuar atë jetike për komunitetin.

Videomesazhi i plotë:

Rruga dramatike e Darsise njesia administrative Ballagat ku mbi 10 fshatra kane vetem kete rruge per tu lidhur me njeri tjetrin dhe per te ardhur ne Lushnje.

Zakonishte kete zone Qivirritaret Vendore apo Qendrore e perdorin per imazhe piktoreske te kodres.

Une po ju tregoj anen e erret te saj dhe si keta njerez jane lene prej vitesh ne kete gjendje.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: