Recetë nga znj Katerina
Përbërësit

1 ½ lugë miell
2 lugë gjalpë
1 degë rozmarinë
1 thelpi hudhër
1 limon
2 filxhanë lëng mishi
Kripë, piper

Në një tenxhere vendosim gjalpin, një degëz rozmarinë dhe një thelpi hudhër. E lemë gjalpin të shkrijë dhe të aromatizohet dhe më pas shtojmë miellin dhe e kaurdisim derisa të marrë ngjyrë të lehtë. Më pas e shuajmë me lëng limoni dhe lëng mishi dhe e lemë salcën të lidhet dhe të bëhet kremoze. E lemë të ftohet pak dhe e servirim me pilaf.

(Vila24/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: