Fitore 3-1 e Arsenalit në supersfidën e kësaj jave në Premier League, në ndeshjen e luajtur këtë pasdite. Ndeshja u zhbllokua pas çerek ore lojë, ku pas një topi të kthyer nga portieri Alisson, Saka e pati lojë fëmijësh të dërgojë topin në rrjetë.

Gooners ishin të pafat në fundin e pjesës së parë, me Gabriel që shkaktoi autogol. Pjesa e parë përfundoi 1-1, ndërsa fraksioni i dytë ishte edhe më emocionues. Në të 67-tën, Van Dijk nuk u kuptua si duhet me portierin Alisson. Nga gabimi përfitoi Martinelli, me brazilianin që “ndezi” festën vendase në Emirates Stadium (London).

Skuadra e Klopp mbylli ndeshjen me një lojtar më pak, Konate mori kartonin e dytë të verdhë në minutën e 88-të. Në superioritet numerik, ekipi i Arteta-s gjeti golin e 3-të! Liverpool renditet në vendin e parë me 51 pikë, ndërsa Arsenal ka dy pikë më pak në vendin e dytë.

 

(J.S/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: