Milan merr fitoren e katërt radhazi në kampionat, teksa mposhti 1-2 Fiorentinën në transfertë. Pas një pjese të parë pa gola, e dyta filloi “zjarr”. Një asist me finte i Leaos u shfrytëzua në maksimun nga Loftus-Cheek, i cili realizoi në  favor të kuqezinjve.

Vetëm dy minuta më pas, e majta e Alfred Duncan kaloi pas shpinës së Maignan, duke “ndezur” festën violë në “Artemio Franchi”. Në të 54-tën, portugezi Leao mori një top të bukur, sulmuesi pasi kaloi portierin, e pati një lojë fëmijësh të “tundë rrjetën”.

Për të ruajtur këtë fitore u nevojit një përformancë fantastike e portierit Maignan, që bëri disa herë heroin. Me këtë rezultat, Milan “blindon” vendin e dytë, teksa ka 65 pikë. Fiore është në mesin e tabelës.

(VIDEO)

(VIDEO)

(VIDEO)
(J.S/BalkanWeb)

 

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: