Boksieri britanik Tyson Fury fitoi vetëm me pikë duelin e ndaj kamerunasit Francis Ngannou. Sfida e zhvilluar në Arabinë Saudite ishte mjaft e bukur, e ekuilibruar në të 10 raundet, ku të dy boksierët mund ta fitonin atë. Dy nga gjyqtarët i dhanë fitoren Fury, ndërsa një gjyqtar i dha fitoren Ngannou.

Kamerunasi, që debutonte në ring, shpresoi te fitorja, sidomos pasi hodhi Fury në tapet në raundin e tretë, por nuk ia doli dot mbanë. Nga ana tjetër, Fury u duk sikur donte të kontrollonte rivalin në distancë, duke fituar shumicën e raundeve, por pa dhënë atë që pritej.

Mungoi sulmi i fortë dhe agresiv i britanikut, që më së shumti ruajti energjitë edhe pse nuk e kishte të sigurtë fitoren. Ngannou synonte fitoren, por edhe me këtë rezultat mbeti i kënaqur, pasi donte t’i tregonte botës se di të boksojë.

Ish-kampioni i botës në peshën e rëndë në artet marciale mikse konfirmoi se mund të jetë një pretendent në këtë sport. Tyson Fury mbeti i pamposhtur me 34 fitore dhe 1 barazim në karrierë, por duket se mendjen e kishte te sfida me Usyk, i pranishëm në stadium. Ngannou tregoi grintë dhe rezistoi deri në fund, ndërkohë që Fury fitoi pa shumë shkëlqim, duke treguar se në ring nuk mundet dot kollaj.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb