TIRANË

“Vila24” ka realizuar sot një kopertinë televizive me një nga zonjat më të veçanta që të bie rasti të shohësh në Tiranë. Vajza e bukur e viteve ’60-70, Violeta Mita ka edhe sot të njëjtën ngjyrë të rrallë në sy, shpirt prej artisteje edhe nuk heq dorë nga dashuria për kapelet.

Ajo habit me jetesën e saj në një kabinë elektrike. Stilistja Federika Muço, artisti Vlasov Sulaj dhe grimierja Eva Dibra i kanë falur kaq shumë emocione duke e kthyer në një imazh kopertine. Ish-mësuesja e Letërsisë, Violeta u thotë miqve të saj që i bënë këtë surprizë të bukur se e kishte ëndërruar gjithmonë të ishte në këtë pozitë, e që e vogël i adhuronte fustanet festive, madje edhe vetë ka disa të tillë me shumë stil.

Me një liri të kultivuar së brendshmi, Violeta krijon një situatë simpatike kur kundërshton për grimin, pasi thotë se preferon tonalitet e lehta, ndërsa grupi e bind për grimin skenik. Në fund, ajo ka shijuar një set fotografik profesional ku portreti i saj ngjan me një diva të vërtetë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb