‘BalkanWeb’ zbardh të tjera detaje nga vrasja e Eri Zefit në Mirditë. Ngjarja e rëndë ndodhi në 2 tetor në fshatin Zall Xhuxhë. Mikel Alia, person i dyshuar për vrasjen e 34-vjeçarit është shpallur në kërkim, ndërsa gjykata caktoi ndaj tij masën ‘Arrest në burg’.

Gazetarja Klodiana Lala raporton për ‘BW’ se Eri Zefi ka qenë në gjakmarrje për shkak të një vrasje që vëllai i tij kishte kryer në Durrës, ku viktimë kishte ngelur Martin Ndreca.

Për shkak të frikës nga hakmarrja, Zefi qëndronte i ngujuar. Po ashtu mësohet se viktima e kishte pasur shok të ngushtë personin e shpallur në kërkim dhe se i besonte shumë. Por duke qenë se rrinte i ngujuar, 34-vjeçari kishte ngelur pa lekë. Burime për Lalën thanë se ditën kur ndodhi ngjarja Mikel Alia i kishte thënë Zefit se kishin një punë dhe se të dy bashkë kishin dalë nga shtëpia.

Mësohet se rreth orës 23:20 viktima dhe Mikel Alia kishin fikur telefonat dhe nga ai moment humbi lidhjet mes tyre.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: