Identifikohet njëri nga autorët e vrasjes se Eri Zefit në Mirditë. Gazetari Elidon Ndreka bëri me dije për ‘BalkanWeb’ se në kërkim është shpallur Mikel (Gjovalin) Alia nga Fani. Ngjarja e rëndë ndodhi në 2 tetor në Zall Xhuxhë.

Vrasja e 34-vjeçarit dyshohet se është kryer në një zonë tjetër dhe më pas trupi i pajetë është hedhur në kanal në fshatin Zall Xhuxhë, në një zonë jo shumë të banuar. Viktima u gjet nga banorët e zonës i mbuluar në gjak dhe me shenja plumbash në trup, të cilët më pas lajmëruan policinë.

Burime zyrtare thanë se 34-vjecari Zefi mund të jetë marrë peng dhe më pas të jetë ekzekutuar fare pranë Rrugës së Kombit. Po ashtu, gazetari Ndreka tha për ‘BW’ se krimi ka dyshime se ka ndodhur për hakmarrje, pasi vëllai i viktimës ka kryer një vrasje në muajin shkurt të këtij viti, ku viktimë mbeti Martin Ndreca. Ky i fundit ka qenë bashkëfshatar me autorin e vrasjes së Zefit, Mikel Alian

Aktualisht policia është vë në ndjekje të një nga autorëve, ndërsa po punon për identifikimin e autorit tjetër të përfshirë në vrasje. Burime konfidenciale nga grupi hetimor thanë se personi i dytë është kyç për zbardhjen e ngjarjes në fjalë, por për shkak të hetimeve nuk bëhet i ditur identiteti i tij.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb