Policia vijon prej ditës së djeshme hetimet për zbardhjen e ngjarjes së rëndë të ndodhur në fshatin Zall Xhuxhë të Fanit, në Mirditë, ku u ekzekutua me armë zjarri 34-vjeçari Eri Zefi. Gazetari Elidon Ndreka siguron për “BalkanWeb” fotografinë e viktimës, i cili u vra në mënyrë makabre dhe u hodh në një kanal.

Eri Zefi
Eri Zefi

Gjithashtu, gazetari Ndreka deklaron se Policia e Lezhës vijon në mënyrë intensive hetimet edhe në orët e paradites së sotme, por është hermetike mbi konkluzionet që mund të kenë dalë nga ekspertiza.

Ndërkohë, një nga pistat e mundshme të hetimit, sipas gazetarit, është që personi të jetë marrë peng dhe të jetë ekzekutuar fare pranë Rrugës së Kombit. Që prej orëve të pasdites së djeshme, kur ndodhi ngjarja, policia ka shoqëruar disa persona, për t’i pyetur lidhur me krimin e rëndë.

(d.ç./BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb